Marrëveshjet që priten të nënshkruhen në seancën e përbashkët Maqedoni-Kosovë

Në seancën e djeshme, Qeveria e Maqedonisë ka miratuar informacionin për realizimin e përgatitjeve të seancës së parë qeveritare Maqedoni – Greqi,

Në seancën e djeshme, Qeveria e Maqedonisë ka miratuar informacionin për realizimin e përgatitjeve të seancës së parë qeveritare Maqedoni – Greqi, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, del se në këtë seancë qeveritare do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e komunikacionit hekurudhor, memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë në fushën e kontrollit të mallrave si dhe marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Megjithëse i nevojshëm, sipas të dhënave, në seancën qeveritare Maqedoni – Kosovë nuk do të nënshkruhet marrëveshje për heqjen e roamingut.