7 deputetë votuan pro kësaj marrëveshje, një kundër ndërsa një tjetër abstenoi.
Për Listën Serbe ky bashkim doganor është i papranueshëm.
“Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bënë të qartë se po manifestohet ‘Politika e Madhe Shqiptare’. Kjo konfirmon nevojën për takim më të ngutshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Lista Serbe ka theksuar se ky bashkim doganor është krejtësisht i papranueshëm për ta duke shtuar se ishte një produkt i ‘dhunës’ politike në Kuvendin e Kosovës.