Dubai, luks dhe kreativitet në panairin e makinave (VIDEO)

Dy super-makina vodhën të gjithë vëmendjen në panairin e veturave në Dubai.

E skalitur e gjitha me ar kjo makinë garash e gjigantit japonez Nissan mahniti të gjithë vizitorët. I gjithë ky luks dhe puna e dorës për ta krijuar këtë kryevepër ka edhe koston e lartë, kjo veturë kushton plot 1 milion dollarë.

“Ende nuk kemi gjetur dikë që dëshiron ta blejë këtë veturë por kemi marrë kërkesa nga shumë vende të botës. Nëse më lejohet të them kjo është një vepër arti. Është një veturë për të cilën mundesh të thuash se ke diçka që nuk e ka askush tjetër – tha  Shugrharu Kamiya.

Jo më pak i veçantë dhe madhështor është edhe super-makina “Karlman King” me një motor gjigant prej 5007 kuajsh-fuqi.

“Sigurisht se nuk i ka përmasat ideale për të gjetur lehtë një vend-parkim por ne supozojmë se tipat e njerëzve që munden ta kenë këtë veturë nuk është se kanë probleme në gjetjen e një vend-parkimi – tha Luciano Dambrosio, drejtor i dizajnin “Kaslman King”.

Shfaqja Ndërkombëtare e makinave në Dubai mbahet çdo nëntor dhe në ekspozitën 5 ditore këtë vit u prezantuan 114 makina ndërkohë evenimenti u vizitua nga rreth 100 000 njerëz.