Veseli mungon në gjykimin e katër deputetëve të VV-së.

Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend...

Kadri Veseli, por edhe deputetë të tjerë po mungojnë edhe pse duhej të dëshmonin në gjykimin e kolegëve. 

Kadri Veseli nuk është në seancë për të dëshmuar në gjykimin e katër deputetëve të VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Veseli ishte paraparë të dëshmojë në seancën e sotme, por mungon dhe nuk e ka arsyetuar mungesën. 

Po mungojnë edhe Armend Zemaj, Naser Osmani e Bekim Haxhiu, ndërsa vetëm Haxhiu e ka arsyetuar mungesën me njoftimin se ndodhet jashtë vendit. Kadri Vesli, Naser Osmani, Armend Zemaj nuk ishin paraqitur në gjykatë as në prillin e këtij viti, kur ishin dënuar me gjobë.

 Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

 Të akuzuarit ishin arrestuar gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 2015. Seanca fillestare ishte mbajtur më 6 janar 2016. Pas leximit të aktakuzës, deputetët Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk ishin deklaruar për fajësinë, ndërsa deputeti Topalli ishte deklaruar i pafajshëm. Megjithëse nuk u deklaruan për fajësinë, deputetët aktakuzën e kundërshtuan duke e cilësuar politike.