Medreseja e Luginës së Preshevës këtë vitë ka përcjellur gjeneratën e e parë të maturantëve të kësaj shkolle e me këtë rast kjo e fundit ka filluar përgatitjet për regjistrimin e nxënësve të rinj të cilët do të ndjekin proçesin mësimor për vitin e ri shkollor.
Regjistrimet në Medresenë e Luginës së Preshevës kanë filluar dy ditë para fillimit të ramazanit dhe afati i aplikimit është deri më 3 korrik ku më datë 5 korrik nxënësit do ti nënshtrohen provimit pranues kështu u deklarua Mehmet Sahiti koordinator i medresesë për TV Aldi.
Medreseja e Luginës së Preshevës përveç që i ofron nxënësve mësimin fetar në këtë shkollë nxënësit kanë mundësinë të mësojnë edhe lëndë shkencore poashtu mësohen edhe pesë gjuhë të huaja.
Medreseja e Luginës së Preshevës ka treguar rezultate të shkëlqyera dhe kjo gjë vërtetohet nga nxënësit shembullorë të cilët tashmë kanë filluar regjistrimet nëpër fakultete të ndryshme.