Kjo rrugë në pamje duket se të çon në një vend malorë të thellë, mirëpo ky vend është në në qytetin e Preshevës, rrugë kjo e cila as edhe në këmbë nuk mund t’a kalosh, ku këtë rrugë çdo ditë e kalon familja Memeti nga Presheva, familje kjo e cila jeton në kushte teje të vështira ekonomike.
Ajo çdo ditë e bën të njëjtën punë duke bartur ujë në dorë, me metra të tëra në këtë rrugë të vështirë malore, sepse janë në mungesë të rrugës dhe ujit, është e pa mundur të bëhet një jet normale pa këto dy kushte më elementare të jetesës që janë të përditëshme.
Në këtë shtëpi të vjetër, në shkallët e kësaj shtëpie na priti zoja e kësaj shtëpie Rukije Memeti e cila na dëshiroi mirëseardhje, dhe na rrëfeu para kamerës jetën që e bëjnë në këtë shtëpi me kushte mjaft të vështira socioekonomike.
Në këtë shtëpi jetojnë 7 anëtarë të familjes, kryefamiljari i kësaj shtëpie është Skender Memeti gruaja e tij zonja Rukije Memeti dhe 5 fëmijët e tyre.
Gjatë qëndrimit tonë në këtë familje në mungesë të kryefamiljarit të kësaj shtëpie i cili kishte dalur të siguronte disa të holla për këtë familje na rrëfeu në detaje zonja e kësaj shtëpie e cila tha se ne nuk i kemi kushtet më elementare të jetesës, ku jemi në mungesë të ujit të pijshëm, ujë të cilin e bartim me metra të tëra në këmbë për të pirë dhe për tu shërbyer për nevoja të tjera të shtëpisë.
Zonja Rukije po ashtu tha se përveç që ballafaqohemi me mungesë të ujit ne nuk kemi as edhe rrugë se ku të ecim, kemi një rrugë e cila mezi që kalohet në këmbë.
Apeli i saj ishte që t'i zgjidhet problemi më kryesor uji i pijshëm dhe rruga, dhe ndërtimi i një shtëpie të re për familjen e saj, e cila shpreson se do ketë njerëz solidar që t'i dalin në ndihmë që të jetojnë një jet normale si gjithë të tjerët.
Le të shërbejë çdo përpjekje që të na afrojë më shumë me njerëzit në nevojë!