• E mërkurë / Mar-12 06:50
  • Kontakt

Vuçiq takon Çepurin, flasin për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shprehur shqetësimin e tij ambasadorit rus Aleksander Çepurin për siç ka thënë ai sulmet e shpeshta ndaj serbëve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shprehur shqetësimin e tij ambasadorit rus Aleksander Çepurin për siç ka thënë ai sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë.

Kreu i shtetit serb tha se është e domosdoshme të arrihet një kompromis për Kosovën dhe të mos gjenden zgjidhje që vetëm nënkuptojnë presion mbi Serbinë.

Nga ana e tij, diplomati rus përsëriti mbështetjen e Rusisë për integritetin territorial të Serbisë dhe tha se Moska do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në organizatat ndërkombëtare, njofton presidenca serbe