I pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë letër të përfolur nëpër media e cila propozon zgjidhjen përfundimtare Kosovë-Serbi, Vuçiq është përgjigjigjur: “gjykojeni vetë”.
“Unë më mirë të mos përgjigjem. Mendoj se të gjithë e dijmë saktë përgjigjen e kësaj pyetje, pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush”, tha Vuçiqi para gazetarëve.
Ai shtoi se çështja e Kosovës është më e vështira, dhe se duhet të ketë një zgjidhje të përgjegjshme.
Vuçiq akuzoi shtetet e Evropës se po heshtin përballë sulmeve, që sipas tij po bëhen ndaj serbëve në Kosova.
“Kosova është një makth për të gjithë ne, por mbi të gjitha unë jam përgjegjës. Ne duam të arrijmë një marrëveshje”, tha ai.
Ditëve të fundit në mediat serbe ka pasur spekulime se Vuçiqi ka pranuar një “pako amerikane” për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi.
Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Vuçiqi e ka hedhur poshtë këtë ide.
Sipas kësaj “pakoje”, Kosova do të bëhej pjesë e OKB-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare, kurse Serbia do të bëhej pjesë e BE-së.