Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se këto masa janë goditje mbi islamin politik.
Disa xhami dyshohet se kanë lidhje me nacionalistët turq.
Zyra e presidentit turk e cilësoi veprimin e Austrisë si “islamofobik, racist dhe diskriminues”.
Qeveria austriake tha se 60 prej 260 imamëve në vend po hetohen, nga të cilët 40 i përkasin ATIB-it, një grup mysliman i afërt me Qeverinë turke.
“Shoqëritë paralele, islami politik dhe tendencat e radikalizimit nuk kanë vend në Austri”, tha kancelari Kurz.