Në zyrën e Trupit Koordinues në Bujanoc është mbajtur takim i ndihmëses së Ministrisë së Informimit Sllavica Trifunoviq, këshilltares së punëve normative në fushën e informimit publik dhe medias Ivana Gjuriq si dhe ndihmëses së drejtorisë së Shërbimit të Trupit Koordinues Tamara Millosheviq dhe përfaqësues të mediave nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, rtvaldi.com
Ky takim është organizuar me qëllim të diskutimit të gjendjes dhe finansimit të mediave në komunat e sipërpërmendura.
Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë në të cilën mediat e këtyre komunave e zhvillojnë punën e tyre si pasojë e moszhvillimit ekonomik dhe social ne në këtë takim diskutuam për problemet me të cilat përballen mediat e informimit publik dhe ajo që duam është zgjidhja e këtyre problemeve në favor të informimit të publikut nëpërmjet finansimit të projekteve për mediat, kështu u deklarua Sllavica Trifunoviq ndihmëse pranë Ministrisë së Informimit.
Duke pasur parasysh që komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë komunat më të pazhvilluara në Serbi Trupi Koordinues do të zhvillojë takime të tjera me qëllim të zbutjes së problemeve të sferave të ndryshme, rtvaldi.com