• E mërkurë / Mar-12 12:38
  • Kontakt

Aeroplanët e Armatës së Maqedonisë gati për “sulm”

Pjesëtarët e brigadës ajrore (BRA) pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë nga përbërja e Komandës së përbashkët operative

Pjesëtarët e brigadës ajrore (BRA) pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë nga përbërja e Komandës së përbashkët operative (KPO), me një solemnitet ushtarak që e realizoi ën kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec e ka shënuar 10 qershorin-itën e njësitit.

Zëvendësi i kryeshefit të Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Azim Nuredini, duke ua uruar ditën, theksoi se të gjithë pjesëtarët e saj janë aftësuar dhe trajnuar për realizimin e detyrave që burojnë nga misioni specifik dhe misioneve në kuadër të strukturave të NATO-s, si dhe gjatë ballafaqimit me fatkeqësi të ndryshme elementare që e kanë goditur Maqedoninë në të kaluarën, shkruan Gazeta Lajm.

Pas qasjes së shkurtë historike për brigadën, komandanti i brigadës Robert Malezanski në paraqitjen e tij tha se përpjekjet do të kahëzohen në drejtim të realizimit të shërbimit në nivelin më të lartë të mundshëm, si dhe në drejtim të pajisjes me teknikë të re dhe kualitative.