• E mërkurë / Mar-12 13:30
  • Kontakt

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë shtron iftar në qendër të qytetit (Video)

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me Komunën e Preshevës ka shtruar iftar në ambient të hapur...

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me Komunën e Preshevës ka shtruar iftar në ambient të hapur në qendër të qytetit.

Në këtë iftar pjesëmarrës ishin kryetari i komunës, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar, përfaqësues të institucioneve publike, imam dhe shumë qytetarë.

Me përfundimin e këtij iftari ishin paraparë edhe disa fjalime nga kryetari i Bashkësisë Islame në Preshevë, kryetari i komunës si dhe kejt në fund u lexua edhe duaja e iftarit.

Fillimisht hoxha Abedin Limani i përshëndeti të pranishmit duke i uruar agjërim të pranuar për t'ja dhënë më pasë fjalën edhe Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë Sevdail ef. Jakupi.

Sevdail ef. Jakupi në fjalimin e tij i përshëndeti të pranishmit ku tha në bashkëpunim me komunën u mundësua edhe shtrimi i këtij iftari i cili tashmë është bërë traditë. Fjala e mirë dhe veprat e mira duhet të mbretërojnë tek ne pasi që jemi edhe në netët e fundit netët e mëdhaja lusin Allahun që t'na fal dhe udhëzojë.

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi i përshëndeti të gjithë dhe duke e lutur Zotin që të jemi sa më të bashkuar ku siç tha edhe vetë ai lus Zotin t'ma pranojë këtë Dua.

Në përfundim nuk mungoi edhe leximi i duasë së iftarit nga Bilent ef. Jakupi.