Presidenti i Iranit, Hassan Rohani tha sot se dëshiron të zhvillojë më shumë bisedime me Rusinë, për atë që ai e quajti tërheqje “të paligjshme” të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Teheranin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar muajin e kaluar se Uashingtoni tërhiqet nga marrëveshje bërthamore dhe se do të rivendosë sanksione ekonomike mbi Iranin.
Rohani, ka folur në samitin e sigurisë që udhëhiqet nga Kina dhe Rusia, që po mbahet në Qingdao, tha se roli i Rusisë në zbatimin e marrëveshjes ka qenë “i rëndësishëm dhe konstruktiv”.
Marrëveshja bërthamore e Iranit, e arritur me fuqitë botërore, i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, përveç SHBA-së, janë Rusia, Kina, Franca, Gjermania dhe Britania