• E mërkurë / Mar-12 17:05
  • Kontakt

Vokrri – Juventus, e pabesueshme por e vërtetë

Fadil Vokrri ishte afër transferimit në Juventus, gjatë karrierës së tij si futbollist.

Ndër klubet e mëdha të interesuara për shërbimet e Vokrrit në atë kohë, ishte edhe klubi kampion i Italisë, Juventusi.

Gjithçka ndodhi në vitin 1987, kur klubi i Juventusit, i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare Fadil Vokrrit, pasi që në atë kohë Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Vokrrin e priste kontrata me Juventusin, mirëpo në atë vit u thirr për ta kryer shërbimin e detyruar ushtarak dhe sipas ligjit Jugosllav, sportistët nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk e kishin kryer shërbimin ushtarak të detyruar, para moshës 27 – vjeçare.