Boban: Është humbje e madhe, shpresoj të takohem me Vokrrin në një botë tjetër për të luajtur futboll

Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban ka ardhur në Kosovë për të bërë homazhe në nder të Fadil Vokrrit.

Pas homazheve të bëra, Boban është ndalur për të folur rreth legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrrit.

“Normalisht që sjellë ngushëllime nga Ceferin. Ka qenë legjendë e futbollit”, u shpreh Boban për Super Sport.

Në fund Boban ka thënë se shpreson që të takohet në një botë tjetër me Vokrrin për të luajtur futboll.

“Më rrallë jam takuar viteve të fundit, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, deklaroi Boban.