Deliu-Kodra: E kam parë Albinin duke hedhur gaz lotsjellës.

Deputetja Deliu-Kodra dëshmon në seancën gjyqësore që është duke u mbajtur...

Deputetja Deliu-Kodra dëshmon në seancën gjyqësore që është duke u mbajtur.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë sot në Gjykatë se e ka parë deputetin Albin Kurti duke hedhur gaz lotsjellës.

 Ajo sot është paraqitur si dëshmitare për të dëshmuar në rastin e katër deputetëve të VV-së të cilët akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit të datës 8 tetor 2015. “Unë e kam parë deputetin Albin Kurti duke e hedhur gazin lotsjellës”, tha Deliu.

 Ajo është pyetur nëse ka dijeni se si Kurti e kishte futur gazin lotsjellës në Kuvend, por tha se nuk e di dhe se me këtë gjë duhet të merren organe tjera. Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli e Donika Kadaj-Bujupi janë duke u gjykuar për hedhjen e gazit lotsjellë në Kuvendin e Kosovës, me anë të të cilit parandalonin mbajtjen e seancave në mënyrë që të evitohen marrëveshjet për Asociacionin e komunave serbe, si dhe ajo për demarkacionin.