• E mërkurë / Mar-12 23:13
  • Kontakt

Beogradi kërkon mbetjen e UNMIKU-t

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka biseduar sot me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për operacione paqësore

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka biseduar sot me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për operacione paqësore Binto Keita dhe m shefin e UNMIK-ut, për, siç njofton FoNet, veprimin e misionit të KB-së në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

Sipas kësaj agjencie, transmeton Koha.net, Daçiq ka theksuar “rëndësinë që KB-ja ka për Serbinë në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial , ndërsa ka theksuar domosdonë e ruajtjes së UNMIK-t si garantues të statusit neutral me vëllim dhe mandat të pa zvogëluar në Kosovë.

Përfaqësuesit e KB-ës kanë përmendur faktin se Serbia në operacionet paqësore n ë botë merr pjesë me më shumë se 300 pjesëtarë.