• E mërkurë / Mar-12 22:58
  • Kontakt

B.L. Corroticë organizoi turnir me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit (Video)

Sipas organizatorëve të këtij turniri ky organizim i tillë do të jetë tradicional do të organizohet çdo vit për nderë të këtij muaji...

Të shtunën në Bashkësinë Lokale Corroticë janë zhvilluar disa ndeshje futbolli për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit, të organizuar nga kjo bashkësi lokale.

Ky ishte organizimi i parë i kësaj bashkësie lokale për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit ku qëllimi i këtij organizimi ishte të ishim më afër, të bashkohemi dhe njihemi, në mes veti, ekipet pjesëmarrëse ishin nga kjo bashkësi lokale dhe nga Bashkësia Lokale Shoshajë.

Pjesëmarrës të këtij turniri ishin 16 ekipe futbollistike që morrën pjesë, ku pjesëmarrja e ekipeve ishte nga 1000 dinarë.

Të gjitha lojrat u zhvilluan mirë ku disa dolën fitues e disa humbës, pjesëmarrës në këtë organizim futbollistik ishte edhe staffi i RTV Aldi i cili kontribuoi me pjesëmarrjen e tij në këtë garë.

Në fund u ndanë edhe çmimet për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Vendi I - Red Rain
Vendi II - Red Bull
Vendi III - K.F. Shoshaja

Sipas organizatorëve të këtij turniri ky organizim i tillë do të jetë tradicional do të organizohet çdo vit për nderë të këtij muaji, për muajin e shenjtë të Ramazanit.