Vuçiq, ka falëndëruar Keith lidhur me bashkëpunimin e OKB-së si dhe ka theksuar rëndësinë e UNMIK-ut për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.
Tutje, Vuqiq ka shprehur shqetësimet në lidhje me sulmet gjithnjë e më të shpeshta nga shqiptarët kundër serbëve duke ia paraqitur Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm një listë me incidentet që kanë ndodhur muajin e kaluar në Kosovë ndaj komunitetit serb, duke i quajtur dëshmi të dhunës sistematike dhe serioze kundër komunitetit serb në Kosovë.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kreu i UNMIK-ut, Zahir Tanin.