Albin Kurti nuk e ka pranuar mbrojtjen e caktuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në seancën e sotme ku ai akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës.
Kurti tha se mund të pajtohet me avokaten Fetije Ademi, por theksoi se ajo nuk e përfaqëson atë. “Ndonëse mund të pajtohem me atë çfarë tha mbrojtësja Fetije Ademi, ajo nuk më përfaqëson mua”, ka thënë Kurti.
Kurti, duke mos e pranuar avokaten Ademi, ka marrë detyrën mbi vete për t’i parashtruar pyetje dëshmitares Flora Brovina, për të cilën dyshohet se në seancën 8 tetorit 2015 është alivanosur nga gazi lotsjellës.
Ai ka shprehur keqardhje që Brovina atë ditë është dashur të shtrihet nga QKUK. Më vjen keq që atë ditë ju është dashur të shkoni në QKUK. “A e keni ditur që më datën 8 tetor do të ketë gaz lotsjellës në Kuvend”, ka pyetur Kurti. “Jo”, është përgjigjur Brovina.
Kurti e ka pyetur Brovinën edhe për atë se ku e ka marrë sëmundjen nga e cila vuan ajo, duke e pyetur nëse përkeqësimi i shëndetit të saj atë ditë, ka qenë “proces e jo akt”. Por Brovina ka thënë se “unë nuk kam dashur që t’i vendosi stendat në burgun e Serbisë. Unë kam intervenuar kur kam dalur nga burgu.
Pastaj e kam pasur gjendjen stabile”