Raportohet e zhdukur një grua në Kumanovë

Jagoda Serafimovska (66) nga Kumanova dje në orët e hershme të mëngjesit ka dalë nga Shtëpia për persona të moshuar “Zafir Sajto” ...

Jagoda Serafimovska (66) nga Kumanova dje në orët e hershme të mëngjesit ka dalë nga Shtëpia për persona të moshuar “Zafir Sajto” në Kumanovë ku ka qëndruar.

Familja e Serafimovskës kërkoi ndihmë nga qytetarët nëse e vërejnë ta paraqesin në stacionin e policisë ose të paraqiten në numrat e telefonit 078/334-392, 078/ 334-372.
Gruaja e zhdukur ka probleme shëndetësore.
Nga MPB-ja konfirmojnë se personi është denoncuar gjatë ditës së djeshme nga ana e kumanovarit S.S. Policia ndërmerr masa për gjetjen e personit.
Përgjegjësit nga Shtëpia e pleqve thonë se edhe ata ndërmarrin masa për gjetjen e gruas.