Kosova dhe Republika Demokratike e Kongos do vendosin bashkëpunim ekonomik. Këtë e ka bërë të ditur presidenti Hashim Thaçi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kongos Tshibala Nzenze në Kanada.
Thaçi ka thënë se Kongo ka dhënë mbështetje për Kosovën, duke përmendur atë në organizatën e Frankofonisë.
“Në Montreal të Kanadasë takova edhe Kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Bruno Tshibala Nzenze, me të cilin bisedova për vendosjen e bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve tona. Kryeministri i Kongos u shpreh i gatshëm që të nisim bashkëpunimin dhe të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit. Kongo e ka mbështetur Kosovën në organizatën e Frankofonisë, ku ndajmë vlera të përbashkëta që forcojnë paqen, dialogun dhe partneritetin”, ka shkruar Thaçi në facebook.