Sot rreth orës 09:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatë se një autobus është duke u djegur, në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia njofton se njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me zjarrfikësit.
“Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht”, thotë Policia.
Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.