Vuçiq mirënjohës ndaj Rusisë rreth mbështetjes për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe qytetarët e vendit të tij

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe qytetarët e vendit të tij me rastin e festës kombëtare të Federatës Ruse dhe shprehu mirënjohje ndaj Moskës për mbështetjen në siç thuhet çështjet me interes thelbësor dhe kombëtar të Serbisë, kryesisht në çështjen e Kosovës.

“Ju uroj përzemërsisht për përparimin dhe prosperitetin të mëtejshëm të vendit tuaj”, tha kreu i shtetit serb, i cili me rastin e Ditës ruse vizitoi Ambasadën e Federatës Ruse në Beograd