Përfundimi i këtij viti shkollor më herët ishte për nxënësit semimaturant dhe maturant.
Ekipi i RTV Aldi ishte sot në institucionet shkollore si në shkollën fillore ''Prof.Ibrahim Kelmendi'' dhe në shkollën e mesme teknike ''Presheva'' në Preshevë.
Besa Sahiti drejtoreshë e shkollës fillore''Prof.Ibrahim Kelmendi'' në Preshevë për RTV Aldi tha se si institucion shkollor ky vit kalendarik do të përfundojë më 14 qershor, ne jemi në proces dhe me angazhime të ndryshme rrethë semimaturantëve ku kanë mbajtur provimin provues dhe janë duke u bërë gati për provimet përfundimtare.
Zonja Sahiti po ashtu tha se në të ardhmën prindërit të kenë kujdes më të madh për fëmijët e tyre prej fillimit të vitit kalandarik dhe deri në mbarim të tij, duhet të funksionojë bashkëpunimi trekëndësh arsimtar, nxënës, prind.
Rrethë mbarimit të këtij viti kalandarik shkollor për RTV Aldi na foli Talat Arifi drejtor i shkollës së mesme teknike "Presheva" në Preshevë i cili tha se si institucion shkollor jemi në përgatitje dhe në proces me maturantët ku dje i'u janë nënshtruar provimit në gjuhën amëtare, sot është zhvilluar në lëndët zgjedhore, ndërkaq nesër do të bëjnë mbrojtjen e temës së diplomës.
Z.Arifi po ashtu tha se rradhitja e nxënësve në profile varet prej suksesit të tyre mirëpo interesimi i tyre me së shumti është në profilet mjekësi, ekonomi, dhe në komunikacion.
Pra më datë 14 qershor të gjitha institucionet shkollore në vend do të mbyllin këtë vit shkollor duke shkuar në pushime dhe do të rikthehen në bankat shkollore me 1 shtator.