Qëndrim Hetemi lojtar në klubin futbollistik ''Lugina'' është përzgjedhur golashënuesi më i mirë për sezonën 2017-2018 në Ligën e Rrethit të Pçinjës.
Sukeseset e këtij klubi futbollistik janë vërtetuar vazhdimisht ku thuajse në të gjitha ndeshjet të zhvilluara në Ligën e Rrethit të Pçinjës janë shpallur fitues, e futbollisti i cili ka spikatur gjithmonë duke shënuar dhe numrin më të madh të golave ka qenë, Qëndrim Hetemi, i cili edhe suksesin e tij e sheh si një sukses kolektiv dhe jo individual.
Klubi futbollistik Lugina dhe lojtarët e këtij klubi do të vazhdojnë edhe më fuqishëm të tregojnë punën e tyre dhe rezultate edhe më të mëdha që ka treguar deri më tani mirëpo për ta arritur këtë gjë ky klub ka nevojë për më shumë mbështetje.
Klubi futbollistik "Lugina" ka zhvilluar dhe ndeshjen e fundit me ç'rastë dhe është renditur në tabelë në rendin e dytë për Ligën e Rrethit të Pçinjës.