Makina digjet e tëra, shkaktar Samsung Galaxy S4 (Video)

Ndërsa ngiste makinën, telefoni filloi të digjej dhe shkaktoi që e gjithë makinën të kaplohej nga zjarri.

Siç raporton televizioni WXYZ , ka pasur një incident në SHBA me një smartphone të djegur. Një grua po ngiste makinën e saj. Papritur Samsung Galaxy S4 filloi të digjej.

Ajo u u ndal në të djathtë dhe u largua nga makina , e cila shumë shpejë ishte kapluar nga zjarri.

Zyra e zjarrfikësve ka konfirmuar se zjarri është shkaktuar nga një prej dy smartfonëve . Cila pajisje duhet fajësuar dhe pse filloi të digjej, ende nuk dihet. Sipas avokatit të gruas, Samsung u njoftua për këtë rast. Ai vlerëson se kompania ka vepruar me përgjegjësi dhe ka dërguar një ekip për të hetuar aksidentin e makinave dhe mbetjet e smartfonëve . Deri më tani, nuk është ngritur asnjë padi kundër Samsung për zjarrin.