Zëdhënësi i për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i tha lajmi.net se një deputet (Islam Pacolli) ka sulmuar një oficer të sigurisë derisa ka qenë në kryerjen e detyrës.
“Rreth orës 15:00 është raportuar se oficeri i sigurisë në Ministrinë e Drejtësisë deri sa ka qenë në kryerjen e detyrës është sulmuar nga një deputet”, ka thënë ai.
Sipas tij, deri te sulmi dyshohet të ketë ardhur për shkak se deputeti ka refuzuar të zbatojë urdhrat e ligjshëm të dhënë nga oficeri policor.
“Policia ka filluar një hetim për sqarimin e rrethanave të rastit, ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit i cili ka rekomanduar intervistimin e palëve të përfshira në rast. Oficeri policor ka deponuar deklarimin e tij përderisa policia është në përpjekje për të kontaktuar edhe deputetin e involvuar në rast”, thotë ai.