• E mërkurë / Nov-13 07:32
  • Kontakt

Berisha në konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”

Ministri i FSK-së, pritet të zhvillojë takime bilaterale Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministres...

Ministri i FSK-së, pritet të zhvillojë takime bilaterale Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmila Shekerinska – Jankovska po merr pjesë në punimet e Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”, në Ohër të Maqedonisë.

 Berisha do ta paraqesë ekspozenë e tij në seancën plenare si dhe pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologët pjesëmarrës në Konferencë.

 Konferenca e ministrave të mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse në kuadër të Kartës së Adriatikut është me rëndësi të veçantë dhe ministrat e Mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, bashkërisht analizojnë sfidat e fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes të përpiqen të gjejnë mënyra me të cilat mund t’i zbusim ato me përpjekje të përbashkëta. 

Konferenca e Ministrave të Mbrojtjes shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave përmes së cilave ministrat të gjejnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. 

Po ashtu, konferenca e ministrave të Mbrojtjes paraqet një mundësi për ritheksimin e vendosmërisë së shteteve pjesëmarrëse për forcimin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal dhe harmonizimin në perspektiven sa i përket prioriteteve të sigurisë në rajon.