Bashkësia Islame në Preshevë shpërndanë pako për jetimët në Preshevë (Video)

Bashkësia Islame në Preshevë për nderë të festës së Fitër Bajramit ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e jetimëve...

Bashkësia Islame në Preshevë për nderë të festës së Fitër Bajramit ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e jetimëve në komunën e Preshevës.

Përkujdesja për këto familje vjen herë pas here nga Bashkësia Islame për këto familje nevojtare pra jetima jo vetëm në festa siç është Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami por edhe gjatë vitit, Bashkësia Islame çdo herë që i jipet mundësia i vjen në ndihmë familjeve të jetimëve që janë të paraqitur në këtë bashkësi.

Gjatë shpërndarjes së ndihmave për këto familje ekipi i Rtv Aldit i përcolli nga afër këto momente ku në këtë rast edhe intervistuam myftiun e Luginës së Preshevës z.Fikret Limani ku ai na foli për ndihmën që i ofrohet familjeve të jetimëve nga ana e Bashkësisë islame këtu në Preshevë.

Ai gjithashtu tha se janë 40 pako të cilat i kemi përgatitur për familjet e jetimëve ku brenda një pakoje përfshihen gjërat më elementare që i duhen një familjeje gjithashtu z.Limani tha se po të grumbulloheshin të gjitha të hollat të zeqatit apo ndihmave të ndryshme që japin qytetarët në këtë institucion fetar sigurisht që përkujdesi i familjeve në nevojë do ishte shumë më i madh duke u munduar që t'i mirëmbajmë këto familje gjatë tërë vitit e jo vetëm në festa të ndryshme.

Në emër të tij personal por edhe në emër të Bashkësisë Islame në Preshevë z.Limani i uroi të gjithë besimtarëve muslimanë festën e muslimanëve të  Fitër Bajramit.