Profili i Mjekësisë në ''SHMT'' i nënshtrohet provimit praktik (Video)

Nxënësit e profilit të mjekësisë në shkollën e mesme teknike Presheva në "Preshevë" kanë mbrojtur provimin praktik

Jemi në periudhën e përmbylljes së vitit shkollor dhe ashtu si institucionet poashtu dhe nxënësit janë të preokoupuar me provimet përfundimtare të maturës.

Nxënësit e shkollës së mesme teknike "Presheva" në Preshevë i'u janë nënshtruar provimeve përfundimtare si në gjuhën amëtare poashtu edhe në lëndët zgjedhore ditëve  të pasuara ndërsa sot kanë mbrojtur temën e diplomës, e njëri prej këtyre profileve është edhe profili i mjekësisë.

Para një komisioni të përzgjedhur nga kjo shkollë nxënësit kanë mbrojtur provimin praktit, dhe kryetari i këtij komisioni Herolind Shabani njëherit dhe mësimdhënës i lëndëve mjekësore u shpreh që provimi ka qenë i ndarë në tre pjesë ku nxënësit i janë nënshtruar provimit të gjuhës amëtare, provimit teorik në lëndët mjekësore ndërsa sot po i nënshtrohen provimit praktik, si dhe si nxënësit ashtu edh stafi janë mjaft të përgatitur.

Një risi tjetër është edhe përfshirja e një anëtari të jashtëm i cili nuk bën pjesë në stafin e punonjësve të shkollës mirëpo vjen nga reparti I emergjencës e ai është Fitor Abdullahu kjo sipas ndryshimeve të Ministrisë së Arsimit të Rep.Serbisë, i cili u deklarua që mbrojtja e provimit praktik ka flluar shumë mirë si dhe nxënësit janë mjaft të përgatitur.

Provimi praktik në profilin e mjekësisë ka filluar sot në orën 9 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 6 të pasdites si dhe do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.