Ushtria ruse stërvit me helikopterët luftarakë për goditje të cakut (VIDEO)

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë sot ka zhvilluar disa stërvitje me helikopterë luftarakë për qëllim në cak.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë sot ka zhvilluar disa stërvitje me helikopterë luftarakë për qëllim në cak.

Ushtarët rusë kanë manovruar me helikopterë të modelit “Mi-08” krahas atyre “Mi-24s” në rajonin Kalininigard, shkruan RT, përcjell Klan Kosova

Synimi i ushtrimeve ka qenë goditja e cakut me armë dhe raketa nga helikopterët.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ushtrimet janë zhvilluar edhe se si të mbrohen nga armiku. Helikopterët janë pjesë e Flotës së Rusisë në Detin Baltik, që ka për detyrë e kufijve perëndimor të shtetit.