• E mërkurë / Nov-13 07:29
  • Kontakt

RTV ALDI 11 vite me ju...

Sot më 01 dhjetor bëhen 11 vjet nga themelimi i Radio dhe Televizionit të parë privat / RTV ALDI në Preshevë.

01 dhjetori i vitit 2006 shënohet si datë e lindjes së televizionit të parë privat "RTV ALDI"  në Preshevë, kjo iniciativ erdhi si pasojë e politizimit të tejskajshëm të televizionit publik si e vetme në komunë që finansohej nga Kuvnedi komunal i Preshevës.  Iniciativa për themelimin e Radio Televizionit të parë privat erdhi nga pronari Isuf Mehmeti me profesion biznesmen dhe afarist i ndërmarrjes private  "LINDI “, nga një bisedë e rastësishme miqësh, mes tij Avni Selimi dhe Gani Veseli të hapin Radio Televezionin e parë privat ( Radio televizionin ALDI). Ky televizion u vendos në katin e  dytë të një ndërtese në rrugën M.Tito në Preshevë, në një ambient të një objekti privat të marrë me qira dhe i tërë,  ambienti i punës ishte pajisur me teknolgjin më të re televizive, ku qëndron edhe sot.  Gjatë kësaj kohe , ky televizion privat filloi të ndërton gradualisht stafin duke angazhuar numrin më të madhë të punonjësve të angazhuar me kohë të plotë dhe një numër praktikantësh që përllogaritet në 29 vetë (gazetarë,kameraman,realizatorë,moderatorë etj). Në fillim i tërë stafi është trajnuar nga një ekipë profesionistësh  të AIREX /Amerikan të  finansuar  me një projkt të USAID/Amerikan. RTV ALDI që në emitimin e parë të progamit në eter filloi me një programacion të larmishëm për çdo kategori : programe për femijë, filma të zhanrit më të ri, emisione politike, arsimore, ekonomike, kulturore dhe sportive. Përveç edicioneve flesh të lajmeve dhe emisioneve tjera, me programe  të larmishme RTV ALDI për një kohë shumë të shkurtër  u bë televizioni privat më i ndjekur nga shikuesit në Luginë të Preshevës. Dalngadal  për një periudhë jo më shumë se gjashtë muaj RTV ALDI fillloi përgaditjen e dokumentacioneve për marrjen e licenncës nga Agjensioni Radio Difuziv i Sërbisë dhe i gjithë ky proces në tregun mediatik RTV ALDI i përballoi me sukses duke u bë televizioni i parë në Luginë i lincencuar që ishte detyrim ligjor për të gjithë operatorët e tregut. Përshkak të ndërhyrjeve të shpeshta politike mbi transmetuesit publik nga ana qeveritarëve lokal intitucionet ndërkombëtare bën presion mbi qeverinë e Sërbisë sidomos OSBE,AIREX,Freedom House, reportët pa kufij që të nxirret një ligj që të gjitha televiozionet publike kombëtare, regjionale dhe lokale në Sërbi, të privatizohen. Në Preshevë nuk kanë munguar kritikat nga aktorët e subjekteve politike që televizionet publike nuk duhet për t”u futur në tregun mediatik televiziv përmes procesit të privatizimit për saj përket panvarësisë finansiare se ato televizione publike duhet të mbeten të finansuar nga takasapaguesit e buxhetit komunal të Preshevës.  Puna për futjen e televizioneve nga transmetimi analog në digjital ka filluar me iniciativ të Këshillit të Minitrave të Bashkimit Evropian më 20 nëntor 2008 në një Koferencë Rajonale e Radio-Telekomunikacionit e mbajtur në Beograd ku qëllimi final ishte shfrytëzimi i barabartë i mjeteve finansiare  në mes transmetuesve radio televizive qoftë lokal, regjional apo kombëtar pa kurfarë diskriminimi të burimeve apo të hyrave nga takasapaguesit komunal dhe pa ndonjë ndërhyrje të politikës në ndarjen e këtyre mjeteve përmes projekteve të caktuara konkuruese të transmetuesve të spektriv të frekuencave qoftë të radios apo televizionit.Pikërisht, për të përballuar këtë sfidë, RTV ALDI ndërmorri hapat konkret për të nisur këtë proces të përgatitjes të dokumentacionit gjithëpërfshirës të kalimit të transmetimit analog në atë digjital dhe këtë sfidë e kaloi me polotë sukses. Tash më Rtv Aldi transmetohet në platformën digjitale dhe në IPTV në të gjithë Europën, ku tash e tutje Rtv Aldi mund të shihet prej qytetit të Nishit deri në Shkup dhe në një pjesë të Kosovë.Kanalin televiziv të Rtv Aldi mund ta përcjellni edhe në rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe në kalanin zyrtar në Youtube. Risi e këti përvjetori është se Rtv Aldi ka filluar me web e saj www.rtvaldi.com.

Në fund një faleminderim i veçantë i shkon për të gjithë kompanitë vendore dhe rajonale që për 11 vite rresht nuk hezituan në mbështetjen tonë.

Shumë arsye për t'na shikuar...

Rtv Aldi 11 vite me ju...

Me rrespekt nga Staffi i Rtv Aldi, 01.dhjetor 2017.