QSA-Shpërndanë 800 pako ushqimore për festën e Fitër Bajramit (Video)

Festa e Fitër Bajramit është një ditë festive për muslimanët,e që manifestohet me kryerjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Festa e Fitër Bajramit është një ditë festive për muslimanët, e që manifestohet me kryerjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shumë familje skamnore kemi në Preshevë që mezi e sigurojnë kafshatën e gojës dhe të shqetësuar se çfarë t'i ofrojnë fëmijëve të tyre në sofrën e bajramit.

Për këtë kategori të familjeve si çdo herë tjetër edhe këtë vit ka menduar për ta "QSA" ku ka realizuar projektin "Shporta e Fitër Bajramit" ku kanë bërë shpërndarjen e  400 pakove ushqimore për familjet në nevojë në territorin e komunës së Preshevës dhe 400 në komunën e Likovës.

Pakot e shpërndara për familjet në nevojë përmbajnë gjëra ushqimore, dhe higjienike.

Muhamed Kurtishi përfaqësues i organizatës "QSA" për RTV Aldi tha se ky projekt në fjalë është tradicional ku kemi bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për festën e Fitër Bajramit.

Z.Kurtishi shprehet falënderues për të gjithë donatorët, si brenda dhe jashtë vendit dhe kontribuesve më të mëdhenjë, diasporës, përfaqësuesve të QSA-s që i kemi në diasporë, dhe njëkohësisht ja uron qytetarëve festën e Fitër Bajramit.

Qendra e Solidaritet dhe Avancimit nuk ua hapë familjeve derën vetëm nëpër festa mirëpo ata përkujdesen gjatë tërë vitit për këta familje duke i qëndruar pranë për gjithçka që kanë nevojë ata.