Këshilli Komunal në Preshevë mbanë mbledhjen e 4-të rradhës (VIDEO)

Kjo ishte mbledhja e katërt e Këshillit Komunal në Preshevë e mbajtur sot pra më datë 14 qershor ditë e enjëte.

Mbledhja e 4-të e Këshillit Komunal filloi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 11:30,  ku ishin të përcaktuara pesë pika të rendit të ditës.

Në rendin e ditës ishin këto pika:

  1. Shqyrtim dhe miratim i llogarisë përfundimtare për vitin 2017
  2. Shqyrtim dhe miratim i rebalancit të buxhetit programor të Komunës së Preshevës për vitin 2018
  3. Plotësim ndryshimi i aktvendimit të komisionit për regjistrim, evidentimin dhe kthimin e patundshmërive të Komunës së Preshevës.
  4. Shqyrtimi I kërkesave
  5. Të ndryshme

Pas përfundimit të mbledhjes kryetari I komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi u prononcua për RTV Aldi, në lidhje me pikat e rendit të ditës si dhe vendimet e marrura gjatë kësaj mbledhje.