Ka përfunduar pjesa e dytë e asfaltimit të rrugës Karposh (Video)

Është bërë asfaltimi i pjesës së mbetur në rrugën Karposh në Preshevë, ku punëkryerës është kompania Saba Bellça nga Presheva.

Është bërë asfaltimi i pjesës së mbetur në rrugën Karposh në Preshevë, ku punëkryerës është kompania Saba Bellça nga Preshevë.

Punimet në këtë rrugë kanë filluar kohë më parë, ku dhe tashmë kanë arritur në prag të përfundimit të rrugës e cila është mjaft e frekuentur pasi që edhe lidhë disa fshatra të qytetit.

Inxhinieri i ndërtimtarisë në kompanin ndërtimore ''Saba Belça'' Agron Isufi në prononcimin e dhënë tha se është kryer faza e dytë e  rekonstruimit të rrugës ku tashmë është shtruar shtresa e parë në një gjatësi prej një kilometër dhe gjerësi gjashtë metër.

Z.Isufi gjithashtu edhe i faleminderoi qytetarët për mirëkuptimin që kanë treguar dhe bashkëpunimin që e kanë pasur gjatë punimeve në këtë rrugë.

Faza e parë e shtruar në këtë rrugë tashmë ka përfunduar përderisa kjo rrugë është duke u testuar në një periudhë edhe më të afërt do të bëhët edhe asfaltimi i shtresës së dytë me të cilën edhe përfundojnë punimet në rrugën Karposh në Preshevë.