Partia Demokratike Shqiptare mbanë /Tubimin Promovues në Bushtran/

PDSH tubimin e rradhës a mbajti në fshatin Bushtran...

Bushtrani do të jetë me infrastrukturë më të mirë gjatë qeverisjes së PDSH-së, vendosja e gypave për ujitje nga penda e deri tek shtëpitë e fshatit do të jenë prioritet për mandatin katër vjecarë, tha kështu në fjalën përshëndetëse në Bushtran bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa. 

Stimulimi i prodhuesve vendorë me theks të vecantë fermerët janë pjesë kryesore e programit parazgjedhorë të PDSH-së.

Rritja e subvencioneve në sferën e bujqësisë do të ndihmojë dhe motivojë fermerët, bletarët dhe kultivuesit e perimeve në rritjen e kapaciteteve blegtorale. Bushtrani të mobilizuar për përkrahje të listës së PDSH-së njëzëri mbështetën frymën e dalë nga ky subjekt politik. 

Me moton për Preshevën shqiptare më datë 24 dhjetor Bushtrani konfirmoi se vota do të shkojë për PDSH duke rrethuar numrin dy.#Voto2 #përPreshevënshqiptare

Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së