Ekspertët analizojnë firmat e Trump dhe Kim Jong – Un, ja çfarë fshehin ato për personalitetin e dy liderëve

E gjithë vëmendja e botës, më 12 qershor ishte te takimi i famshëm Trump-Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.

U quajt një takim historik, dhe të dy firmosën një marrëveshje e cila duket se do i shërbejë gjithë botës. Por nga ky takim u analizuan detaje të shumta, duke nisur që nga shtrëngimi i duarve, fjalët që shkëmbyen, si edhe ushqimi që konsumuan.

Një tjetër detaj i analizuar nga ekspertët, ishte edhe firma e dy lidërve. Sipas ekpsertit Adam Brand, firma e tyre shpjegon shumë gjëra për karakterin. Fillimisht ai ka analizuar Trump.

“Firma e tij është e madhe, me shumë forma, dhe me hapësira të mëdha mes shkronjave. Kjo do të thotë që ai është një person që ka nevojë për prestigj, është i vendosur, kontrollues, dhe nuk do lejojë askënd që të ndërhyjë në jetën e tij”, shpjegoi Brand.

Më pas ai ka shpjeguar edhe firmën e Kim Jong Un:

“Megjithëse koreanët mund të shkruajnë vertikalisht ose horizontalisht, Kim Jong-Un, qartazi e shkruajti firmën nga e majta në të djathtë. Firma e tij është e madhe, njësoj si e Trump, një shenjë kjo që tregon se ai ka nevojë që të njihet. Ndërkaq mënyra se si firma e tij fillon dhe ngrihet në të djathtë, me hapësira të qarta në mes, është një shenjë inteligjence dhe ambicieje. Presioni të cilin të dy liderët shfaqin teksa vendosin lapsin në letër, tregon shumë për mënyrën se si ata e përjetojnë stresin.”, përfundoi ai.