Partia Demokratike Shqiptare - Tubimi me Forumin Rinor

PDSH takimi e rradhës e mbajti me Forumin Rinor

Rinia e PDSH-së me votën e saj të drejtë për Preshevën shqiptare do të parandalojë rrezikun e ndryshimit demografik të vendit tonë që po na e servojnë të tjerët, tha kështu kryetari i forumit rinorë, Arbër Shaqiri në tubimin me të rinjë. PDSH në programin e saj parazgjedhorë ka 15 pika që janë të dedikuara për rininë e që do të realizohen në mandatin e qeverisjes së PDSH-së. 

Blerta Jahiu ka potencuar se kreativiteti i ideve të rinisë sonë do të vehet në zbatim. Ndërsa Pajtim Rexhepi, kandidati për këshilltarë ka folur për përvojat e i tija si një i ri që gëzon benefitet brenda strukturave partiake. Rinia më eksplozive është rinia e PDSH-së e cila do të jep efektin e sajë ditën e zgjedhjeve duke siguruar fitoren meritore, tha kështu bartësi i listës, Ragmi Mustafa. "Revolucioni i kombit bëhet me të shkolluar!" theksoi ndë të tjera lideri i PDSH-së.

Kryetari Mustafa poashtu ka premtuar për rininë vende të reja pune të cilat do t'lejohen për vitin 2018. Kryetari Mustafa përmbylli fjalimin duke thënë se secili nga ju mund të jetë kryetari më i mirë i Preshevës meqë keni bagazhin intelektual e assesi nuk do të lejojmë që të na mbajnë lekcione të paditurit. Me moton për Preshevën shqiptare u bë përmbyllja e tubimit me të rinjt.

#Voto2 #përPreshevënshqiptare

Ky është psotimi në faqen zyrtare të PDSH-së