Kampionati botëror vjen në ekranin e Rtv Aldi me emisione sportive (VIDEO)

Ka filluar kampionati botëror ''Rusi 2018'' ku Rtv Aldi gjatë këtij kampionati për një muaj rresht do të ketë emisione sportive...

Ka filluar kampionati botëror " Rusia 2018" ku Rtv Aldi gjatë këtij kampionati për një muaj rresht do të ketë emisione sportive me mysafirë të ndryshëm për të analizuar dhe komentuar ndeshjet e futbollit.

Moderatori i këtij emisioni që do të realizohet për 30 ditë rresht deri në ditën finale të këtij kampionati është Artan Ibishi i cili pas përfundimit të emisionit të tij të parë dha edhe një prononcim ku tha se do të kem mysafirë të ndryshëm të cilët janë gjithmonë të gatshëm të bashkëpunojmë ku do ti komentojmë ndeshjet duke folur secili nga këndvështrimi i tij.

Në emrin e tij personal por edhe në emër të gjithë stafit të Rtv Aldi z.Ibishi i faleminderoi edhe sponzorët të cilët kanë mundësuar realizim e këtij emisioni si: Sponzori gjeneral bastorën sportive ''Max Bet'', ESA Group, Vijator, Enylux dhe Sefa Company.

Kampionati botëror do të përfaqësohet nga 32 shtete i cili sot është hapur në mënyrë zyrtare mes Rusisë dhe Arabisë Saudite ku me 15 korrik do të jetë finalja e këtij kampionati.