Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim mbanë Panairin me ushqime tradicionale

Për herë të parë në komunën e Preshevës është mbajtur Panairi me ushqime tradicionale..

Për herë të parë në komunën e Preshevës është mbajtur Panairi me Ushqime tradicionale, akivitet ky i organizuar nga ana e Forumit të Gruas së Alternativës për Ndryshim.

Panairi u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë, ku pjesëmarrëse ishin shumë gra dhe vajza të reja nga Presheva, e pranishme poashu ishte edhe Linda nga Kosova si e ftuar speciale.

Duke pasur parasysh që ushqimet tradicionale janë ato që i karakterizojnë vecanërisht popullsinë shqipëtare kjo ishte pikërisht ajo që i'u prezentua të gjithë të parnishmëve në këtë aktivitet, duke filluar nga gjellërat e ndryshme, byrek, pite te ndryshme e deri te ëmbëlsirat e ndryshme sic janë bakllavaja, havlla, kekët e ndryshëm, briosh e shumë ushqime të tjera.

Në panair nuk munguan as veshjet e ndryshme tradicionale si dhe dekorimet e enët e ndryshme antike.

Hapjen e panairit e bëri Dëshira Kamberi aktiviste në Forumin e Gruas së Alternativës për Ndryshim, e cila njëherit mbajti dhe një fjalë përshëndetëse për të gjitha të pranishmet duke përmendur dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

Në vazhdim fjalën e morrën dhe pjesëmarrëse të tjera në panair, si dhe e ftuara speciale Linda të cilat falënderuan të gjithë pranishmit, dhe falënderuan organizatorët për ndërmarrjen e kësaj iniciative.

Mimoza Fazliu anëtare e Forumit të Gruas së Alternativës për ndryshim u shpreh shumë e kënaqur për mbarëvajtjen e panairit si dhe për mbështetjen e të gjitha grave për të siguruar ushqimet dhe veshjet.

Matilda Islami poashtu anëtare e Forumit të Gruas së Alternativës për Ndryshim tha që duke marrur parasysh faktin që një panair i tillë është organizuar për herë të parë në Preshevë gjithcka ishte ashtu sic e kishin planifikuar dhe Presheva ka vlera të cilat duhen promovuar.

Linda e cila njëherit ishte dhe mysafire e ftuar nga Kosova ishte shunë e kënaqur me mënyrën e organizimit të panairit si dhe ndërmarrjen e një iniciative te tillë e cila nuk ishte bërë më parë. Ajo tha që ushqimet tradicionale kudo  nëpër trevat shqipëtare janë të ngjashme por po ashtu këtu në Preshevë kam provuar ushqime të cilat nuk i kam parë herave të tjera.

Panairi i ushqimeve dhe veshjeve tradicionale ishte i pari i organizuar i një karakteri të tillë,  shpresojmë që këto lloj aktivitetesh të behën traditë këtu në Komunë të Preshevës por gjithashtu shpresojmë të organizohen edhe panaire me përmbajtje të tjera.