Ardita Sinani kryetare e degës së PVD-së në Preshevë uron qytetarëve festën e Fitër Bjaramit

Тë nderuar qytetarë, të dashur vëllezër e motra të besimit Islam...

Тë nderuar qytetarë, të dashur vëllezër e motra të besimit Islam.

Sot po e përmbyllim muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin ku patëm rastin dhe mundësinë që Zotit Fuqiplotë t’i drejtohemi me lutjet tona më të sinqerta.

Meqenëse ky muaj që po e lëmë pas, është muaj i sakrificës, muaj i paqes e dashurisë, uroj të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës dhe të gjithë besimtarët për festën e madhe të Fitër Bajramit.

Me besim tek Zoti i Madhërishëm, dhe me shpresë në shpërblimet dhe të mirat e Tij, Ju uroj nga zemra Fitër Bajramin duke shpresuar e uruar që kjo festë të na bashkojë e të na motivoj për të qenë të përkushtuar para sfidave me të cilat përballemi në përditshmërinë tonë.

Me fat festa e madhe e Fitër Bajramit!

E Juaja, Ardita Sinani