Partia Demokratike Shqiptare mbanë /Tubimin Promovues në Tërrnavë/

PDSH tubimin e rradhës a mbajti në fshatin Tërrnavë...

Partia Demokratike Shqiptare vazhdoi takimet në nëndegën e fshatit Tërrnavë para një numri të madh të simpatizantëve, me çrast u dëshmua përkrahja e fuqishme e kësaj nëndege. 

Kryetari i nëndegës, Shpëtim Ibrahimi dhe kryetarja e Forumit të Gruas, Albiona Ibrahimi Rexhepi para të pranishmëve kanë konfirmuar bindjen se kësaj radhe është e domosdoshme Komunën e Preshevës ta drejtojë Ragmi Mustafa, duke prezantuar faktet për udhëheqje të dinjitetshme. Kandidati për këshilltarë, Xhelal Arifi ka prezantuar punët që do të realizohen në fshatin Tërrnavë si asfaltimi i rrugëve, vazhdimi i rregullimit të shtratit të lumit, ndërtimi i sallës sportive dhe të tjera. 

Bartësi i listës së PDSH-së, Ragmi Mustafa gjatë qëndrimt në Tërrnavë ka vizituar një fermerë dhe ka premtuar se në fushën e zhvillimit të blegtorisë do të bëjë kujdes të vecantë duke i ndihmuar me subvencione për bujqësi. 

Në përmbyllje të tubimit në Tërrnavë kryetari Ragmi Mustafa ka ftuar elektorin e PDSH-së që të mos bien pre e provokimeve dhe kërcënimeve që po u bëhen nga militant të APN-së. Me ftesën për të rrethuar numrin dy, PDSH do të ndalë keq qeverisjen në Preshevë dhe do të votohet për Preshevën shqiptare.

#Voto2 #përPreshevënshqiptare

Ky është postimi në faqen zyrtare të PDSH-së