Daçiq: Nuk jemi në fazën e diskutimit për zgjidhje përfundimtare

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq ka dalë me qëndrimin se ende ka kohë deri te arritja e një marrëveshje përfundimtare

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq ka dalë me qëndrimin se ende ka kohë deri te arritja e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje, sipas tij, palët nuk janë ende në një fazë të diskutimit të tillë.

“Nuk mendoj se duhet të shkruhet diçka për ndonjë marrëveshje. Nëse dikush thotë se duhet të bëhet në gjashtë muajt e ardhshëm, atëherë ata mendojnë se ne do ta njohim Kosovën”, tha Daçiq.

Sipas Daçiqit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po përballet me presion në mënyrë që zgjidhja me Kosovën të bëhet sa më shpejt që është e mundur. Ai nuk ka përjashtuar opsionin e dy Gjermanive si zgjidhje e pranueshme për palën serbe.