Debati politik në Rusi: A është në rregull, të keni marrëdhënie me të huajt në Kampionatin Botëror

Debati është duke u sjelle rreth asaj, a është në rregull të keni fëmijë me të huajt.

Debati është duke u sjelle rreth asaj, a është në rregull të keni fëmijë me të huajt.

Tamara Pletnyova është anëtare e Partisë Komuniste kryetare e komisionit për familje, gra dhe fëmijë ka thënë jo “Aty do të ketë vajza që do të takojnë burra, dhe pastaj ato do të lindin fëmijë. Mbase do të martohen, mbase jo. Por fëmijët do të vuajnë, ashtu siç kanë vuajtur pas Lojërave Olimpike të vitit 1980” i ka thënë ajo radios së Moskës.

Ajo ka thënë se “Është një gjë kur prindërit janë të të njëjtës racë, diçka tjetër është nëse ata kanë raca të ndryshme. Ne duhet të lindim me fëmijët tanë”.

Ajo nuk është vetëm e njohur duke bërë deklarata raciste. Sipas radios Evropa e lirë, në mars, ajo po ashtu ka thënë që “vajzat gazetare” që janë ankuar se kanë pasur ngacmime seksuale përderisa kanë mbuluar ngjarjet në parlament, duhet “të veshën si duhet kur hyjnë në ndërtesën e parlamentit, se sa të rijnë gati lakuriq”.

Një tjetër anëtar i parlamentit, Aleksander Sherin, i cili është deputet dhe kryetar i komisionit të mbrojtjes dhe anëtar i partisë Liberal – Demokrate dhe Nacionaliste të Rusisë, kanë thënë që Rusët, duhet të shmangin përqafimet, puthjet, ose të pranojnë çamçagëz, cigare nga turistët, pasi që “njerëzit nga kontinentet e tjera” mund të kenë sëmundje infektuese.

Mikhail Degtyarev, i cili kishte konkuruar në vitin 2013 për të parin e Moskës ka thënë “ Sa më shumë histori të dashurisë ne kemi në Kampionatin Botëror, sa më shumë njerëz që dashurohen, më shumë fëmijë lindin, aq më mirë. Shumë vite më vonë, këta fëmijë do të kujtojnë që dashuria e prindërve të tyre ka filluar në Kampionatin Botëror, Rusia 2018