• E mërkurë / Jul-18 05:12
  • Kontakt

Foto e rrallë: Hilmi Haradinaj me armë në luftë bashkë me Ali Ahmetin

Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në kujtim të tij, Ahmeti ka publikuar një fotografi të rrallë të Hilmiut duke mbajtuar armën në dorë.

Ahmeti ka theksuar se babain e kryeministrit e ka njohur në kohë të vështira. E ka përshkruar si njeri luftëtar e frymëzues që nuk është ndalur kurrë.

“Мëngjesi zbardhi me lajmin e hidhur për largimin e Bacës Hilmi Haradinaj nga kjo jetë, U njohëm kur u vra Luani dhe nuk u ndamë kurrë. U njohëm në kohë të vështira, në rrethana të jashtëzakonta, bashkë njohëm dhimbjen, por edhe krenarinë. Luftove, organizove, frymëzove, qëndrove dhe asnjëherë nuk u ndale”, shkruan Ahmeti.

Më tej ka shprehur ngushëllime për humbjen e Hilmiut.

“Baca Hilmi, ishe dhe mbete shumë i fortë, po aq i fortë, sa edhe djemtë që ia dhe atdheut. Sot të kujton cdo shqiptar kudo që jeton dhe secili prej nesh bashkëndjen për këtë humbje. Ndaj dhimbjen me familjarët dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Bac”, ka përfunduar Ahmeti.

Babai i Kryeministrri Haradinaj, ka ndërruar jetë mbrëmë pas një sëmundje të rëndë. Varrimi i tij do të bëhet nëser në Gllogjan të Deçanit, shkruan gazetaexpress.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime krerët shtetërorë dhe qytetarët e Kosovës.