INFORMATË E KËSHILLIT PËR INFORMIM TË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK- dega Preshevë

INFORMATË E KËSHILLIT PËR INFORMIM TË PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK- dega Preshevë

Gjatë ditës së sotme, kryesia e degës së PVD-së me kryetarët e nëndegëve mbajti një konsultim me dy pika kryesore diskutimi: organizimi i zgjedhjeve brenda partisë si dhe funksionimi i pushtetit lokal në 100 ditëshin e qeverisjes me komunën e Preshevës.

Në këtë mbledhje u vendos që nga e shtunja e ardhshme të fillohet me organizimin e mbajtjes së zgjedhjeve të kryesive e kryetarëve të nëndegëve si dhe propozimi i delegatëve për Kuvendin e degës së PVD-së në Preshevë.

Gjithashtu ditëve në vijim, kryetarja e degës, znj. Ardita Sinani së bashku me këshilltarët e PVD në Kuvendin Komunal të Preshevës do të mbajnë konferencë për media.

Preshevë, 17.06.2018
Këshilli për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik