Komuna e Preshevës në bashkëpunim me agjencionin e akredituar për zhvillim regjional nga Leskovci, Qendrën për zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës e zbaton projektin për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në komunë të Preshevës. Faza e parë ishte faza e aplikimit, ndërsa aplikuesit në fazën e dytë duhet ti nënshtrohen dhe një trajnimi me një ligjërues kompetent në mënyrë që t'i plotësojnë kushtet për përftituar në këtë projekt.
Nenad Nikoliq menaxher në Qendrën për Zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe të Pçinjës tha që një trajnim i llojit të tillë po organizohet për herë të parë këtu në komunë të Preshevës si dhe kjo gjë i ndihmon jashtëzakonisht shumë sipërmarrësit e rinj në mënyrë që edhe bizneset e tyre të kenë sukses në të ardhmen.
Selami Musliu anëtar i komisionit u shpreh që interesimi i të rinjëve ka qenë shumë i madh për të aplikuar në këtë projekt si dhe pjesëmarrja në këtë trajnim ka qenë e detyrueshme sepse në një mënyrë edhe vetë ata do të jenë më të përgatitur në të ardhmen.
Në këtë trajnim gjithsej kanë qenë të përfshirë 80 pjesëmarrës 30 ishin në grupin e parë e që ishin sipërmarrës të rinjë dhe trajnimi i dytë ka vazhduar me sipërmarrës të bizneseve një vjeçare ku ishin 50 pjesëmarrës.