Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka kërkuar nga Presidenti i vendit që të mos bëj shkelje të Kushtetutës, pasi që sipas saj, Thaçi ka ftuar vetëm njërin nga anëtarët e propozuar nga Vetëvendosje dhe LDK-ja.
“Zyra e Presidentit me 14 qershor në kundërshtim me kushtetutën ka ftuar vetëm njërin nga dy nominimet e VV-së dhe LDK-së, për të marrë detyrën e anëtarit të KQZ-së. Ndërsa ka vendosur që të emëroj dy anëtar të koalcionit PAN”, ka thënë Haxhiu.
Tutje, Haxhiu ka thënë se Presidenti nuk mund ta përdorë zyrën e presidentit që sipas saj të ia mohojë opozitës të drejtën e përfaqësimit.
“Hashim Thaçi nuk mund ta përdorë zyrën e presidentit për të ia mohuar opozitës përfaqësimin që ia ka dhënë votuesi në zgjedhje ”, ka shtuar ajo.
Deputetja e VV-së, ka kërkuar që sa më parë të konfirmohen dy anëtarët e VV-ës dhe LDK-së.
“Ndaj kërkojmë nga zyra e presidentit që sa më parë, pa vonesa të mëtutjeshme që sa më parë të konfimohen dy anëtarët tanë në KQZ që do ta përfaqësojnë LVV poashtu edhe dy anëtarët e LDK-së”.