Nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës në shtator me tekste të reja (Video)

Mungesa e teksteve mësimore për nxënësit shqiptar në Luginë të Preshevës mbetet sfidë për arsimin në Luginë të Preshevës

Mungesa e teksteve mësimore për nxënësit shqiptar në Luginë të Preshevës mbetet sfidë për arsimin në Luginë të Preshevës

Këshilli Kombëtar Shqiptar  si dhe grupi punues për hartimin  e planprogrameve po punojnë vazhdimisht për zgjidhjen e problemit të kahmotshëm të teksteve shkollore për nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës.

Tekste këto disa janë të lejuara e disa janë në proces të zgjidhjes.

Në portalin Titulli.com është plasuar lajmi se përfaqësuesi për arsim pranë KKSH-s Qenan Hetemi ka propozuar që të futet në tekste biografia e Hillari Clinton dhe të poetit sërb Vasko Popa.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar Qenan Hetemi koordinator i grupit për hartimin e planprogrameve të propozuar nga KKSH i cili për RTV Aldi tha se ai lajm që është plasuar në portalin Titulli.com nuk është i vërtet dhe se unë nuk përfaqësojë KKSH, nuk kam të bëj me KKSH, ne jemi 9 anëtar të grupit punues për hartimin e planprogrameve dhe se ai lajm nuk është i vërtet.

Ai tha se kohëve të fundit qe është përhapur nëpër media serbe se do të futet në tekste shkollore për nxënësit shqiptar Biografia e Hillari Clinton dhe poetit serb Vasko Popa nuk është  e vërtet nuk është propozuar një gjë e tillë,dhe se reagimi i ashpër i ministrit të arsimit është  shum absurd dhe politik.

Z.Hetemi po ashtu tha se në shtator në fillimin e vitit të ri shkollor  nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës dhe mësimdhënësit e tyre do të kenë në duar tekste të shumta shkollore.

KKSH dhe ky grup punues mbetën të përkushtuar për zgjidhjen  e problemit për tekstet mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës.